Policia e Malit të Zi konfirmon se trupi i pajetë i gjetur një ditë më parë në Shëngjergj të Ulqinit i përket shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç.

Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar por policia po vijon hetimet.

Elezoviç u zhduk që prej mbrëmjes se 27 Majit në vijën kufitare mes Shkodrës dhe Ulqinit.

Ai ishte pjesë e operacionit të drogës “Kurthi” që u zhvillua në fillim të vitit dhe ku u sekuestruan 2.5 ton drogë dhe u arrestuan 24 persona të grupeve kriminale shqiptare dhe malazeze.

Top Channel