Gripi i shpendëve/ Institucionet në Shqipëri vihen në lëvizje. Zv.ministri Kote: S’ka vend për alarm, por…

09/06/2021 13:59

Pas konfirmimit të pranisë së gripit të shpendëve dhe në vendin tonë duket se institucionet përkatëse janë vënë në Lëvizje.

Në një intervistë të dhënë nga zv-ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote deklaron se nuk është një gjë e re për Shqipërinë dhe situata është nën kontroll.

Janë marrë masat karantinore nga agjencia veterinare në ministrin e Bujqësisë dhe të gjitha zonat janë të izoluara. Veç kësaj nga ana e ministres së Bujqësisë ka dalë një urdhër për të ndaluar ardhjen e shpendëve nga zonat e prekura dhe po behët një kontroll i fortë nga AKU dhe agjencia e veterinarisë dhe është përcaktuar një protokoll që do ndiqet për të gjitha masat.

Ves kësaj Ministrja e Bujqësisë ka thirrur në një takim të gjitha kompanitë që merren me shpendët dhe iu është dhënë një protokoll që duhet zbatuar.

Kote shprehet se nuk ka vend për alarm pasi tashmë ne jemi mësuar me pandeminë dhe kjo do kujdes e jo  alarm.

Top Channel