Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Bindjes Demokratike dhe Lëvizjes Demokratike të Shqipërisë, për heqjen e herësit nga Kodi Zgjedhor.
Sipas palëve neni 163 i Kodit Zgjedhor është antikushtetues. Sipas pretendentëve listat duhet të jenë 100% të hapura dhe jo në 1/3 e tyre.
Sipas kryetarit të Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi, 17 nga 59 deputetë te PS dhe 9 nga PD nuk do ishin ne lista nëse listat do ishin 100% të hapura.
’17 nga 59 deputetë të PS dhe 9 nga PD nuk do të ishin në lista nëse listat do të ishin 100% të hapura. Interesi im është për qytetarin jo për subjektin tim politik, se ndoshta unë nuk kandidoj më në zgjedhjet e ardhshme. Kërkesa ime është të shfuqizohet neni 163 i kodit zgjedhor, si antikushtetues”, u shpreh ai.
Top Channel