Shkronjë pas shkronje, e numër pas numri nxënësit e klasave të para mësuan që në përfundim të këtij viti shkollor të dhuronin për prindërit e tyre një spektakël të vërtetë.

Që nga dita e parë e shkollës në 14 shtator të 2020 e deri më sot, nisjen drejt rrugës së dijes e arritjet të vegjlit I uruan në festën e abetares.

Përballë prindërve të tyre e mësueses së parë emocionet e fëmijëve ishin gjithpërfshirëse, teksa me vjershat, këngë e kërcime ata përconin një mesazh.

Kujtimi  më I bukur në festën e abetares për Anën do të mbetet interpretimi I këngës së bashku me babin, një dedikim për marrëdhënien mes tyre.

Nëse një vit më parë pandemia e bëri të pamundur ditën më të bukur të nxënësve të klasave të para, përmirësimi i situatës realizoi ëndrrën e të vegjëlve, festën e shumëpritur të abetares për të vijuar më tej arsimimin me suksese të tjera.

Top Channel