Çifti i bashkëshortëve u dhunua me sende të forta/ “Mbylle gojën, mos bërtit”, Skënder Nika rrëfen tmerrin: Ishin 5-6 persona të maskuar, me armë dhe…
Një nga të arrestuarit për grabitjen në Rinas, më 9 prill, Alkond Brengasi, ka mohuar çdo akuzë që i është bërë deti tani para trupit gjykues në GJKKO.
Brengasi, kushëri i Klement Çalës, i cili akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh, pretendon që i është ushtruar presion fizik dhe psikologjik gjatë marrjes në pyetje.
“E lidha marrëveshjen me drejtësinë dhe vetëm e kam firmosur pasi kam pasur presion”, tha ai.
Dëshmitari i drejtësisë foli për më shumë se një orë në seancën me dyer të mbyllura thanë burime për gazetaren Anila Hoxha.
SPAK kërkoi njohjen e dëshmisë se Alkond Bengasit gjatë hetimeve paraprake.
Top Channel