Zbulohet skafandra e vjetër në Vlorë, objekti befasues gjendet në brigjet e Karaburunit

08/06/2021 15:38

Endrit Gjomemetaj u zhyt këtë mëngjes në ujërat e brigjeve të Karaburunit për të gjetur oktapod por nga deti doli me një objekt befasues.

Kjo skafandër do të vlerësohet nga ekspertët se cilës periudhë i takon dhe do të ekspozohet për të gjithë turistët kureshtarë në Qendrën e peshkimit në Radhimë.

Ndërkohë, i kontaktuar me telefon kapiteni i rangut të parë Artur Mecollari e vlerëson skafandrën si prodhim sovjetik e përdorur nga palombarët shqiptar mbas viteve 1957.

Një skafander e njëjte është e ekspozuar edhe ne Qendrën Polumbare ne Pashaliman. Por fakti qe u gjend pranë anijes se mbytur italiane ROVIGNO tregon se ka humbur gjate ndonjë stërvitje per eksplorimin e kësaj anije.

Top Channel