VIDEO/ Familja në Laprakë në kushte tejet të vështira ekonomike, qytetarja thirrje për ndihmë

08/06/2021 14:14

Një qytetare ka shkruar në redaksinë e “Top Channel”, në “Ti raporton” ku kërkon ndihmën e të gjithë qytetarëve që kanë mundësi të kontribuojnë për t’i dhënë një dorë familjes së motrës së saj që ndodhet në kushte tejet të vështira ekonomike.

Teksa ka sjellë edhe një video ku tregohen kushtet e vështira ekonomike, zonja lë edhe numrin e telefonit të familjes 0684800315, me kryefamiljar Fiqiri Keqen.

“Un që po të shkruaj jam një zonjë që jetoj në Kamzë. Kam motrën në Laprakë që jeton në këto kushte shumë të vështira. Tërmeti ja ka prishur shtëpinë. Asnjë ndihmë, asnjë gjë nuk i ka ofruar kush, po bëhen shtëpi të tërmetit mjaft, por atë nuk po e sheh kush me sy jo më për ndërtim shtëpie.

Vendimin e ka dhënë zoti Erion Veliaj, por nuk po merret asnjë me atë familje prandaj ju lutem në qoftë se keni mundësi ndihmojeni që të merret parasysh kjo familje ju lutem vëreni dorën  në zemër për këto tre fëmijë të varfër”, shkruan qytetarja.

Top Channel