Mutacioni Delta i variantit indian te covid 19 ka alarmuar Britaninë e Madhe por tanimë një rast është identifikuar edhe në Maqedoninë e Veriut

Rasti thuhet se është i importuar por kjo nuk e  ul aspak rrezikun për t’u përhapur më tej.

Dhe ajo që e bën akoma më shqetësues është fakti se edhe nuk ka të dhëna nëse vaksinat mbrojnë ndaj këtij varianti .

Shqipëria ka një situatë të mirë epidemiologjike në lidhje me covid por ne jemi të hapur ndaj  çdo të huaji  që vjen për turizëm pa i detyruar minimalisht të bëjnë një tampon nëse janë të prekur ose jo  duke rritur me shume mundësinë e hyrjes së variantit Delta.

Varianti Delta i covidit indian është më infektues se varainti Britanik i cili kur hyri në Shqipëri jo vetëm infektoi shume por tejmbushi spitalet dhe mori shume jetë njerëzish .

50% më shumë infektues se britaniku i cili ishte 50-100% me infektues se covidi klasik.”

Covid indian  nuk ka temperaturë dhe kollë por klinika e tij është tepër serioze për shëndetin publik.

Top Channel