Gjykata e posaçme ka shpallur fajtor të arrestuarit e megaoperacionit të Sarandës për trafik droge.

Kështu të pandehurit Petrit Nanaj, Keidi Sadushi, Armando Zholi, Florenc Llanaj, Kujtim Zmalaj, Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Odise Ymeri, do ta kryejnë dënimin në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

Të pandehurit Sara Hatia, Jonida Jorgji, Ervin Hysaj, Trimosh Leskaj, Elton Llanaj, Artan Hoxha, Donaldo Nela, dhe Andrea Caca, ta kryejnë dënimin në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme.

Sipas hetimeve të SPAK, të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i dedikuar kryesisht në drejtim të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Lënda narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, trafikohej nga Saranda, përmes kufirit të gjelbërt për në territorin e shtetit grek. Më pas në pjesën greke, transportues të ndryshëm dërgonin lëndën narkotike në drejtim të qyteteve të ndryshme të Greqisë.

Operacioni u zhvillua në 2019, mes të cilëve ra në pranga edhe i konsideruari si koka e grupi. Kejdi Sadushi, një i sapoliruar nga burgu në Greqi i rikthyer në Korçë për të riaktivizuar grupin e kanabisit.

Bashkë me të u arrestuan edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, dhe futbollisti i ekipit të “Delvinë” Adrian Xhibro, me të cilët mbante kontakt kreu i bandës njohur me nofkën “Kosta”.

Kejdi Sadushi e siguronte drogën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, më tej në konakte me zv.drejtorin Llanaj dhe Xhibron, gjenin personat që do trafikonin drogën me çanta shkolle, përmes kufirit të gjelbër nga Igumenica për në Athinë.

Sa janë dënuar të akuzuarit

Petrit Nanaj,  me 10 (dhjetë ) vjet   8 tete muaj burgim.

Kejdi Sadushi,  me 11 (njëmbëdhjetë ) vjet  dhe 4 katër muaj burgim.

Armando Zholi,  me 10 (dhjetë ) vjet  burgim.

Florenc Llanaj me 10 vjet burgim.

Kujtim Zmalaj  me 10 vjet burgim.

Adrian Xhibro me 10 (dhjetë) vjet burgim

Edvin Xhibro me 10 (dhjetë) vjet burgim

Mikel Jorgji me 10 dhjete  vjet burgim

Jonida Jorgji me 6 vjet e 8 tete muaj burgim.

Sara Hatia me 6 vjet e 8 tete muaj burgim.

Odise Ymeri,  me 8 tetë vjet burgim

Ervin Hysaj me 6 gjashtë vjet e 8 tetë burgim.

Trimosh Leskaj me 6 vjet e 8  tete muaj burgim .

Elton Llanaj me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Artan Hoxha me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Donaldo Nela me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Andrea Caca, me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Top Channel