Të paveshur e të uritur, në ‘shtëpinë e tmerreve’/ Shtatë fëmijë të braktisur shpëtohen nga autoritetet (pamje të rënda)

08/06/2021 17:19

Oficerët arritën të shpëtojnë shtatë fëmijë të mbyllur brenda një apartamenti në Macapá, Brazil, pasi u gjetën të uritur, të dehidratuar, të pisët e të paveshur, që dy nënat i kishin lënë nën kujdesin e një 13-vjeçareje.

Mediat braziliane quanin vendin e gjetjes së fëmijëve “shtëpia e horroreve”, pasi oficerët thanë se të vegjëlit ishin gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, të lënë nën kujdesin e një vajze 13 vjeçare që ishte motra e vogël e nënave.

Fëmijët ishin me grip, tregonin shenja anemie dhe kishin plagë në trupin e tyre.

Shërbimet e mbrojtjes së të miturve thanë se një prej djemve ishte me autizëm, dhe tashmë të gjitha ata po merrnin trajtim mjekësor.

Adoleshentja që ishte lënë me fëmijët, ishte instruktuar që të gënjente për moshën e saj dhe nëse dikush pyeste të thoshte se ishte 17 vjeçe.

Oficerët thanë se shtëpia nga ku u shpëtuan të vegjlit ishte e pisët dhe nuk kishte ujë të rrjedhshëm, ushqim, kuzhinë gatimi apo frigorifer.

Zyrtarët thanë se shkuan atje pas një raportimi për gjendjen mizore të fëmijëve.

Banorët vendas ndihmuan oficerët të prenin dyert e hekura me të cilat shtëpia ishte mbyllur.

13-vjecarja informoi autoritetet se nënat e fëmijëve ishin dy motrat e saj më të mëdha, njëra nënë e tre fëmijëve dhe tjetra e katër të tjerëve.

Zyrtarët fillimisht nuk arritën të kontaktonin me nënat për ato më vonë u paraqitën në shërbimet e mbrojtjes për të marrë përsëri fëmijët e tyre.

Por dy gratë mund të paraqisnin dokumentet vetëm për dy nga fëmjët, shkruajnë mediat vendase.

Ato u vlerësuan të papërshtatshme për të marrë fëmijët nën kujdes dhe të vegjlit mbeten nën kujdesin e autoriteteve.

Policia thotë se hetimet mbi rastin vazhdojnë.

FOTO GALERI
3/3
Dy nënat i kishin lënë nën kujdesin e një 13-vjeçareje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA