Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë të ditur këtë të martë se Shqipëria është një nga 2 vendet me më pak të infektuar me COVID-19 në kontinentin europian.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se sipas të dhënave të dy javëve të fundit mësohet se ulja e rasteve të infektuara e ka klasifikuar Shqipërinë dhe Islandën si dy vendet më me pak infektimesh në kontinentin tonë.

“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë”, shkruan Kryeministri.

Top Channel