Energjia elektrike do të stakohet për disa orën ditën e nesërme në disa zona të Tiranës.

Kjo do të ndodhë për shkak të remontit të parashikuar në  NST Traktora, ku do të bëhet kalimi i kabllove të linjave 6kV të fiderave nga Konteineret Mobile tek çelat e reja.

Mirëmbrëma/Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 9 qershor

Për shkak të remontit të parashikuar në  NST Traktora, ku do të behet kalimi i kabllove të linjave 6kV të fiderave nga Konteineret Mobile tek çelat e reja, me stakim radhazi nga 2 ore secili prej tyre, nesër, datë 9 qershor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.

Më poshtë oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga ky stakim:

08:00- 10:00  Kodra e Priftit, Shkozë

09:00- 11:00 Kodra e Kokonozëve, Ish Parku Komunal, Pallate pranë Oxhakut, ish-Shkolla e  Bashkuar, Porcelani

10:00- 12:00 Zona prane Televizioni Neës 24, Garda

11:00-13:00 Zona prane Depos Ujit, zona pranë ish-Sanatoriumit, Zona prane ish-Uzina Traktorit, Shkoze (pjeserisht).

12:00-14:00 Zona prane ish-uzina Gjeologjike, Shkoze 2

13:00-15:00 Pjesërisht zona Farkë

14:00- 16:00 Rruga “Todi Shkurti” (prane pallateve Grand).

15:00- 17:00 Pjesërisht zona rreth Qytetit Studenti.

15:00- 17:00  Arkivi, Shkoze 2

Top Channel