Prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet/ Guxholi: Turistët u tërhoqën pas lehtësimit të masave, por nuk mund të vijnë e të shohin gërmadha

08/06/2021 21:44

Bashkë me sezonin turistik, në bregdetin shqiptar ka nisur dhe procesi i prishjes së ndërtimeve të paligjshme.

Sipas ekspertes së ekonomisë, Suzana Guxholi, prishjet e ndërtimeve pa leje në bregdet, në këtë moment dëmton rëndë turizmit dhe largon turistët e huaj.

“Është sezon turistik, u lehtësuan disa masa. U vaksinuan operatorët dhe qytetarët e thjeshtë dhe kjo solli një tërheqje nga turitët e huaj. Por, tani kur shohin gërmadhat, stepen. Siç ndodhën vjet, turistët nuk kishin ku të rrinin, se inertet ishin kudo në plazhin e bukur të jugut. Kjo do të dëmtojë më shumë ekonominë”, thotë Guxholi në emisionin “Open”.

Më tej, ekspertja thotë se ndalimi i ndërtimeve të paligjshme është përgjegjësi e shtetit, i cili duhet të ndërhynte në kohë.

Shteti ka përgjegjësi. Pavarësisht se kur janë bërë këto ndërtime pa leje, shteti duhet të mbajë përgjegjësi. Të bënin punën, që të mos kthehej në problem shoqëror.
Të gjithë jemi dakord që është akt i drejtë, por duhet parë që këta njerëz, kanë harxhuar para, duke e ditur që nuk ka shtet dhe nuk do të ndodhë gjë, duhej të ndalohej që në fillim. Për më tepër, ka mungesë transparence”.

Top Channel