Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 55 vjeçarin Fabjan Vuka i cili ka vrarë me armë zjarri motrën e tij Diana Vuka.

Autori i dyshuar ishte i vetëm ne seancën gjyqësore, i braktisur nga te afërmit dhe përpara trupës gjykuese nuk ka pranuar te flasë. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin dhe gjyqtarja Irida Kacerja ka pranuar kërkesën e akuzës.

Me herët, Fabian Vuka ne polici përpara oficerëve gjyqësorë ka pranuar krimin dhe nga testi i kryer pas arrestimit ka rezultuar në gjendje të dehur.

Dyshohet se shkak për krimin e rende ne familje janë bërë 4 mijë euro që motra i kishte shpenzuar për blerjen e disa mobileve, të cilat autori i kërkonte për veten e tij pasi luante bixhoz dhe ishte i varur nga alkooli.

Mes konflikteve të vazhdueshme që kulmuan pak ditë më parë, autori në gjendje të dehur, qëlloi 4 herë me armë zjarri motrën e tij të madhe, Diana. Pasi e ka vrarë, 55 vjeçari e ka lënë trupin e saj të pajetë në krevat për rreth 3 dite.

Në të gjithë lagjen, ai njihej si një person problematik qe jetonte vetëm dhe ishte i papune, Ishte pikërisht viktima, motra e tij, e cila i dërgonte çdo muaj para nga Gjermania per ta ndihmuar.

Top Channel