Ndërtimet pa leje në rivierën shqiptare/ Inxhinieri: Bregdeti duhet të çlirohet nga kioskat, prishin vijën elitare të vendit

08/06/2021 22:00

Inxhinieri, Arben Meçe e konsideron të domosdoshme prishjen e kioskave që janë ndërtuar përgjatë bregdetit, në jug të Shqipërisë.

Janë 10 kioska që ndodhen në vijën elitare të Shqipërisë. Mund të jetë turizëm elitar aty me ato ndërtime? Çlirimi i bregut i jep frymëmarrje atyre bizneseve, që realisht janë elitare”, shprehet Meçe, në emisionin “Open”.

Më tej ai thotë se në bregdet duhet të prishen dhe ndërtime me leje, që janë buzë detit.
Të gjitha ato do të prishen, me leje pa leje. Sepse ka pasur sabotazhe, janë dhënë leje dhe certifikata pronësie, kur aty është rërë, buzë detit. Duhet të nisë një hetim i plotë, pasi gjithë zona e bregdetit është e pushtuar”.

Në fillim të muajit qershor, kryeministri Rama paralajmëroi të gjithë shtetasit që kanë ndërtuar pa leje, që t’i prishin vetë, sa janë në kohë.

Të gjithë ata që e dinë këtë, të lexojnë kodin penal se çfarë i pret në momentin kur konstatohet në flagrancë dhe kur duhet të ballafaqohen me shkeljet e rënda, të fillojnë t’i prishin vetë.

U bëj me dije dhe shumë të qartë që nga instruktori deri te punëtori i thjeshtë se me kodin penal janë të gjithë pjesë e e zinxhirit të fajësisë. Sepse nuk mundet dot të thuash unë jam një punëtor, më morën nuk di ca bëj , është njësoj sikur të thuash më morën të mbillja bar po në fakt po mbillja kanabis”.

Top Channel