Spanja ka hapur dyert për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë bërë dy dozat e vaksinës anticovid.

Spanja bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që hap dyert për shqiptarët e vaksinuar me dy doza. Tirana International Airport thotë se autoritetet spanjolle kanë njoftuar se nga dje, në 7 Qershor, të gjithë turistët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen do të lejohen të hyjnë në Spanjë, me kusht që të jenë vaksinuar.

Sipas këtij rregulli të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë certifikimin e dy vaksinave të kryera, të paktën 14 ditë përpara udhëtimit, hyjnë në Spanjë pa asnjë kufizim. Dozat e vaksinave të njohura nga autoritetet e Spanjës përfshijnë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Johnson and Johnson, Sinopharm dhe Sinovac-CoronaVac. Të gjithë udhëtarët e vaksinuar duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy dozat e nevojshme të paktën 14 ditë para se të hyjnë në vend.

Fëmijët e pavaksinuar gjithashtu do të lejohen të hyjnë në Spanjë për sa kohë që ata po udhëtojnë së bashku me prindërit e tyre të vaksinuar. Rregulli zbatohet vetëm për fëmijët deri në moshën 6 vjeç. Fëmijët më të mëdhenj, duhet të kenë patjetër me vete rezultat negativ të testit COVID-19 të 72 orëve të fundit të mbërritjes në Spanjë.

Përpara udhëtimit, pasagjerët duhet të plotësojnë patjetër Formën e Shëndetit dhe të marrin kodin QR të udhëtimit. Ndërkohë Ambasadorja Yuri Kim thekson se nga 7 qershori Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët të Covid-19. “Nivel 1: Niveli i ulët i Covid-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes” shkruan Yuri Kim. Ndërkohë në 24 orët e fundit në vend u shënuan 13 raste dhe asnjë humbje jete nga Covid-19.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA