“Lajm i mirë për amerikanët që të duan të vijnë”/ Ambasadorja Kim: CDC fut Shqipërinë te vendet me nivel të ulët rreziku nga Covid-19

08/06/2021 17:18

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në një status në twitter, shkruan se Shqipëria ka kaluar rrezikut nga koronavirusi, duke u futur te vendet me rrezik të ulët.

Ambasadorja Kim thekson se nga 7 qershori CDC e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët të Covid-19.

“Që nga 7 qershori, CDC e ka futur Shqipërinë si një vend me “Nivel 1: Niveli i ulët i Covid-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan ambasadorja Kim.

Top Channel