“Janë shqiptarë, jo serb”/ Lapaj përplaset me zv ministrin: Shkoni prishni ndërtimet në Jalë, pse merreni me ata që sigurojnë bukën e fëmijëve

08/06/2021 21:49

Avokati Adriatik Lapaj ka debatuar me zv ministrin e brendshëm Julian Hodaj në Open për aksionin e ndërtimeve pa leje.

Lapaj është i idesë se ndërtimet pa leje duhen prishur, por kjo nuk është koha e duhur sipas tij.

Lapaj: Shqiptarë janë ata, nuk janë serb , shkoni prisni ato në jalë, pse merreni me këto, prishni oligarkët, po shkoni tek ata qe sigurojnë bukën e fëmijëve.

Muhabet koti tani, unë e njoh gjënë, nuk ishte urgjencë për ta bërë tani, por fakti që këto mblidhen dhe bëhet fushatë me to tregojnë që ka qëllim politik. Të gjitha që keni prish në Ksamil një vit më parë ishte me leje, ta them me përgjegjësi të plotë këtë.

Top Channel