Numri i aksidenteve në trafik është rritur për 45 përqind, në periudhën janar- qershor të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, nga rreth 5 mijë në 8 mijë aksidente.

Kjo ka bërë që të rritet edhe i numri vdekjeve nga aksidentet, nga 37 në 50 në vitin 2021.

50 përqind e shkaktarëve të aksidenteve, janë vozitësit nga mosha 19 deri në 30 vjeçare.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti thotë se faktori kryesor që ka ndikuar është agresiviteti i shkaktuar gjatë mbylljes në pandemi.

Trendi i rritjes ka ndikuar që të rriten edhe gjobat në trafik, ku vetëm gjatë këtyre muajve të këtij viti janë shqiptuar 170 mijë.

Megjithëkëtë duke parë se nuk kanë dhënë rezultat, atëherë drejtori i policisë thotë se kanë filluar procedurat për kalim në kontroll digjital të komunikacionit.

Por, eksperti i komunikacionit, Visar Baxhaku thotë se ky projekt është afat gjatë dhe si i tillë nuk mund të jap rezultate të menjëhershme, si dhe si projekt i vetëm nuk do ta përmirësojë gjendjen.

Top Channel