Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, pranga 49-vjeçarit në Durrës

08/06/2021 11:10

Një 49-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Durrës pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Policia rrugore e Durrësit ka arrestuar shtetasin A.Sh., 49-vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel