Britani/ Qeni i policisë kafshon vetë policin pas konfrontimin me turmën (video-foto)

08/06/2021 21:40

Në disa momente qesharake të publikuara sot në Britani, shihej një oficer i policisë Metropolitane të Londrës që kafshohej nga vetë qeni i tij, pas konfrontimeve me një turmë njerëzish pas nje incidenti ne zonë.

Në pamje shihet oficeri që urdhëron një turmë të vogël njerëzish të shpërndahen, ndërsa qeni i tij leh dhe nxjerr dhëmbët si kërcënim për turmën.

Por më pas i kthehet nga vetë oficeri që e drejton, dhe e sulmon për një moment, në episodin e të hënës mbrëma. Polici duket se me pas e qeteson qenin dhe rimerr kontrollin e tij.

Policia ishte duke hetuar një goditje fatale me thikë me thikë mes disa të rinjve, që kishte ndodhur gjatë një sherri masiv pranë një fushe tenisi në parkun e zonës.

I lënduari ishte dërguar në spital me helikopter por nuk arriti të mbijetojë. Autoritetet thanë se kanë arrestuar shtatë të rinj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel