Nëna e të akuzuarit për vrasje, mes lotësh kërkon lirimin e djalit: E kam rritur jetim… nuk ka lidhje me vrasjen!

07/06/2021 16:41

Nëna e Skënder Krasniqit, të akuzuar për vrasjen e Novruz Likometaj kërkon këmbëngul që djali i saj është i pafajshëm.

Së bashku me gruan dhe fëmijët e Krasniqit, e moshuara ka pritur para gjykatës së Fierit, aty ku u zhvillua seanca e radhës e të pandehurit.

Ajo pretendon se nuk u lejuan të hyjnë brenda, as për ta parë të birin. Para mediave, shton se “krimi është në familje” dhe djali i saj nuk ka fare lidhje.

Është i pafajshëm. Krimi është në familje. T’i marrin familjen, t’i varin në litar, po nuk qe në familje, nuk do të jetë fare.
Pse palën e tyre e morën brenda? Se ka lekë ai dhe s’kam unë? Pse për lekë vuaj unë, unë vuaj për kalamajt e mi, për djalin që e kam rritur jetim? Janë në gjendje këta apo nuk janë?!

Më herët, vajza e mitur, mes lotësh ka kërkuar të shohë babanë, por pa mundur të hyjë brenda.

Top Channel