Luanesha vdes nga COVID-19 pasi nëntë felinë të mëdhenj infektohen në kopshtin zoologjik indian (fotot)

07/06/2021 16:10

Një luaneshë ka vdekur nga Covid-19 në një kopsht zoologjik në Indi dhe tetë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Kopshti zoologjik shtetëror në periferi të qytetit indian Chennai njoftoi vdekjen e luaneshës nëntë-vjeçare aziatike, në faqen e tij të internetit.

“Luanesha 9-vjeçare Neela e humbi betejën me sëmundjen dhe vdiq më 3 qershor”, shkruante kopshti zoologjik i Arignar Anna.

Për hapja e sëmundjes te felinët ishte e para e këtij lloji dhe u pikas në fillim të javës kur luanesha shfaqi rrjedhje hundësh. Luanët e tjerë të infektuar duket se ishin asimptomatikë.

Kafshët e prekura u lanë në izolim dhe iu dhanë anti-biotikë. Ato po mbikqyren nga grupi veteriner i kopshtit dhe një ekspert i universitetit veterinar të Tamil Nadu.

Ka pasur disa raste të koronavirusit të vërejtura te kafshët, siç ishin dy tigrat e bardhë që besohet se vdiqën nga Covid-19 në Pakistan.

Disa luanë kanë rezultuar pozitivë në Spanjë dhe në qytete të tjera të Indisë, siç ishin tetë 7uanët që rezultuan pozitivë muajin e kaluar në parkun zoologjik të Nehru.

Kujdestarët e kafshëve dhe punonjësit e kopshtit janë të vaksinuar nga COVID-19 dhe përdorin mjete mbrojtëse gjatë kontakteve me to.

FOTO GALERI
3/3
Kafshët e tjera te prekura u lanë në izolim dhe u trajtuan me anti-biotikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA