Kryeprokurori dhe Ambasadorja takime në Pogradec/ Kim: Viktimat të marrin atë që u takon, shkelësit të dënohen

07/06/2021 12:26

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Cela dhe Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kanë zhvilluar një takim me koordinatorët e viktimave pranë prokurorive në Pogradec, ditën e sotme.

Pasi përfundimit të këtij takimi të përbashkët me koordinatorët, prokurori Olsian Cela dhe Ambasadorja Yuri Kim kanë dalë në një deklaratë për mediat. Kim ka kërkuar që viktimat të mbrohen ashtu siç duhet dhe të dënohen shkelësit, duke kërkuar që të vazhdojë puna më tej.

Janë ndalur te krimet zgjedhore, duke kërkuar që të bëhet një hetim sa më i saktë dhe drejtësia të veprojë. E pyetur sa i takon shkarkimit të Presidentit Meta, Kim ka refuzuar të përgjigjet duke kërkuar që të vihet theksi në takimin e zhvilluar, ndërsa nuk ka pranuar të bëjë komente sa i takon zhvillimeve aktuale të politikës.

Prokurori Cela, sikundër ambasadorja kanë qenë në të njëjtën linjë, ka bërë një prezantim të shkurtër sa i takon tematikës së diskutuar gjatë takimit, duke kërkuar që hetimet të vazhdojnë.

Olsian Çela: Takimi u fokusua pikërisht në mbështetjen që duhet tu japim. Duke pasur parasysh dhe situatën me krimin, duhet siguruar mbrojtje ndaj femrave, të miturve dhe më të dobëtit. Do të rrisim ndërgjegjësimin në mbështetjen që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë ndaj viktimave.

Ambasadorja Kim: Koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për sistemin në drejtësi në Shqipëri. Donim të shihnim si po shkonin. Do të doja të thoja që kryeprokurori dhe unë folëm për vijimin e zbardhjes së krimeve zgjedhore. Viktimat duhet të marrin atë që u përket atyre dhe shkelësit duhet të dënohen. Prokurori dhe unë folëm për rëndësinë e ndjekjes së krimeve zgjedhore. Në rastet kur ka krime viktimat duhet të marrin atë që u përket dhe shkelësit duhet të dënohen. Folëm edhe për rëndësinë që ka ruajtja e këtij roli të prokurorëve. Sot doja të fokusohesha tek padrejtësitë dhe operatorët e drejtësisë.

Top Channel