Jeff Bezos thotë se muajin tjetër do të fluturojë në hapësirë me kompaninë e tij ‘Blue Origin’

07/06/2021 19:42

Themeluesi i rrjetit Amazon, Jeff Bezos njoftoi sot se do të fluturojë drejt hapësirës me fluturimin e parë të kompanisë së tij hapesinore Blue Origin.

“Është diçka që kam ëndërruar gjithë jetën,” thotë Bezos në një video të publikuar nga kompania, ku shton se ka ftuar edhe vëllanë e tij Mark për të udhëtuar me të.

Bezos do të nisë aventurën e tij me anijen kozmike New Shepard, lëshimi i së cilës është programuar më 20 korrik, 15 ditë pasi ai pritet të japë dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i Amazon.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Bezos — njeriu më i pasur i botës me rreth 187 miliardë dollare — do të bëhet miliarderi i parë që lundron në hapësirë, me një nga raketat për të cilat ka shpenzuar miliarda për t’i zhvilluar.

Konkurrenti i tij më i afërt, Elon Musk me kompaninë SpaceX ka ndërtuar raketa që mund të orbitojnë rreth tokës, ashtu si dhe miliarderi britanik Richard Branson, që me kompaninë e tij Virgin Galactic, planifikon të organizojë fluturime në hapësirë për super-të pasurit.

Në fluturimin e parë të Blue Origin do të lëshohet kapsula 20-metroshe, 6-vendëshe për fluturimin 11-minutësh në orbitën 60 milje mbi tokë.

Blue Origin ka thënë se një nga vendet e tjera në kapsulen e fluturimit do t’i jepet fituesit të një ankandi, që është aktualisht duke u zhvilluar. Deri tani shuma e ofruar ka arritur në 2.8 milionë dollarë.

FOTO GALERI
4/5
Konkurrenti i tij më i afërt, Elon Musk me kompaninë SpaceX ka ndërtuar raketa që mund të orbitojnë rreth tokës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA