Disa pamje të reja ajrore, tregojnë armën e re të marinës kineze që po ndërtohet, së cilës zakonisht i referohen si aeroplanmbajtësja “Tip 003” të cilat kanë emocionuar amatorët e luftanijeve prej masës së saj “monstruoze”.
Aeroplanmbajtësja e re e Kinës, sipas autoriteteve vendase do të mund të matet me çdo fuqi tjetër në ujë.
Me katapulta të gatshme për lëshimet, luftanija futuristike do të jetë e aftë të nisë disa tipe avionësh, teksa Pekini thotë se “Tipi 003” është vetëm disa metra më e shkurtër se aeroplanmbajtësja amerikane “USS Ford”.
Puna me të kishte nisur në vitin 2018 dhe mjeti ka qenë objekt i vazhdueshëm kurioziteti për ekspertët e rrjetit që kanë studiuar çdo imazh satelitor të saj të publikuar.
Sipas inspektimeve të fotove, luftanija duket se do të jetë gati vitin që vjen dhe ndoshta të nisë misionet e lundrimit në 2024.
Sipas analistit Jamie Seidel në rrjetin australian news.com.au, anija duket se është 325m e gjatë dhe 80m e gjerë.
Tipi 003 do të peshojë 90,000 ton, në krahasim me 100,000 që peshon homologia e saj amerikane.
Mediat kienze thonë se katapultat e lëshimit të aeroplanmbajtëses do të kenë pajisje të avancuara elektromagnetike, të ngjashme me ato të USS Ford, me dy copë përpara dhe një katapultë në port.
Top Channel