Puna në distancë është një nga eksperimentet më të mëdha që solli pandemia.

Mijëra kompani dhe biznese për t’iu përshtatur situatës vendosën të aplikonin këtë metodë për të reduktuar kostot dhe për të mbrojtur shëndetin.

Ndërsa ka kaluar 1 vit e gjysmë nga pandemia, kompanive të ndryshme puna në distancë nuk po i duket më vetëm një eksperiment, por e ardhmja.

Këtë e pohon edhe eksperti i punësimit, Erion Muça.

Sipas tij nëse Shqipëria do të thithë më shumë nga tregu global duhet të investojë te puan në distancë që është metodë e preferuar dhe për sektorin e teknologjisë së informacionit.

Top Channel