Brianza Dent, zgjedhje e pacientëve shqiptarë dhe të huaj, me çmime konkurruese në treg

07/06/2021 12:59

Brianza Dent është një ndër klinikat, të cilat janë rezultat suksesi dhe avancimi për vendin tonë, në lidhje me shërbimin e stomatologjisë. Themeluesi i saj,Prof. Assoc. Dr. Luan Mavriqi është kirurgu dentar me një eksperiencë 23 vjeçare në kirurgji, por aftësimi i tij akademik dhe profesional nuk ka ndaluar kurrë këto 2 dekada, ndërkohë që ai është trajnuar në SHBA, Gjermani, Itali për estetikë dentare dhe implantologji. Doktor Luani është veçantia e kësaj klinike për vetë këmbënguljen e tij në këtë profesion dhe mbi të gjitha vizionin që ai ka pasur në lidhje me ofrimin e tendencave më të fundit për sa i përket stomatologjisë, kirurgjisë dentare dhe çdo shërbimi, i cili jo vetëm që ofron rritjen e cilësisë së jetës, por të jep mundësinë e një buzëqeshje të dizenjuar dhe tëëndërruar nga pacientët.

Teknologjia e përdorur te Brianza Dent, është aq avangarde sa jo vetëm qëështë e rrallë në ballkan por edhe në Itali apo vende të zhvilluara të BE-së. Printerat, laboratori, dhe materialet dentare janë të firmave më të njohura në tregun e stomatologjisëku përmendim, Leica, HDX Will, Zirkon Zahn, Nobel Biocare, etj.dhe risitë në këtë klinikë vijojnë me teknikat All-on-Four dhe All-on-Six dhe deri te DSD Digital Smile Design, e cila paraqet panoramën e dhëmbëve përpara se të fillojë procesi i implantimit, apo fasetave në gojën e pacientit duke respektuar linjat dhe konfigurimin e fytyrës së tij.

Gjithçka bëhet e mundur nga investimet serioze të Brianza Dent, e cila është zgjedhje e pacientëve Shqiptarëdhe të huaj, me çmime konkurruese në treg.

Të ndihesh si në shtëpi, është një tjetër koncept i cili e bën Brianza Dent një klinikë unike në llojin e saj, me piktura plot ngjyra dhe pamje nga kryeqytetet e Evropës, e bëjnë ndjesinë e pacientit sikur ai të mos jetë në një klinikëçfarëdo, por si në një shtëpi plot detaje të cilat rrezatojnë ngrohtësi.

Së fundmi, përmendim faktin se sot, teknologjia dentare te Brianza Dent, bën të mundur jo vetëm arritjen e një saktësie në detajet më të vogla, por edhe në kursimin e kohës dhe rekuperimin nga çdo ndërhyrje në gojën e pacientit.Binomi Luan Mavriqi dhe Teknologjia te Brianza Dent janë një sukses i cili ështënjë mundësi për të gjithë ne në mënyrë që të kemi buzëqeshjen e dëshiruar me shumë pak dhimbje dhe pa humbje kohe, e cila është e rëndësishme për ne.

 

Brianza Dent është e vetmja klinikë e akredituar në vendin tonë për shkak të standardeve të larta, në sigurinë e pacientit dhe kushteve të cilat ofrohen në këtë klinike për shërbimet dentare, duke filluar nga implantet, fasetat, e-max, aparatet dentare, ortondoncia, etj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel