Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ “Audi Q7” dhe “Volkswagen Pasat” bëhen copash nga përplasja

07/06/2021 16:55
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombi.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të Fanit, në Mirditë.

Nga përplasja e mjeteve raportohet për persona të plagosur. Makinat e përplasura janë një “Audi Q7” me targë SHI2 BMV  dhe makina tip  “Volkswagen Pasat” me targa kosovare 679 KS 787.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe gjendja e të plagosurve.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel