Aksidenti tragjik me humbjen e jetës së dy të miturve në Durrës, shkarkohet drejtori i Policisë së Durrësit
Ditën e nesërme, pritet të dalin para gjykatës së Tiranës Mexhit Picari dhe vajza e tij, Dhurata Saliaj për vrasjen e ish bashkëshortit të saj Kudret Saliaj.
Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë “arrest me burg” për Picarin dhe Saliajn.
Më 4 qershor, ish-vjehrri Mexhit Picari vrau ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, para syve të nipit, ku u plagos edhe ish-prokurori Adriatik Cama. Ekzekutimi ndodhi 30 minuta para seancës gjyqësore, ku do të vendosej se me kë do të rrinin 3 fëmijët e çiftit.
Konflikti mes tyre vijonte prej vitesh, ku viktima kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtje nga Gjykata, e cila nuk ia kishte dhënë. Pas ngjarjes, është arrestuar edhe vajza e autorit, Dhurata Saliaj, si bashkëpunëtore në krim.
Top Channel