Ilustrim

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Kamëz.

Sipas informacionit paraprak të policisë mësohet se mjeti me drejtues shtetasin M.V., është përplasur me mjetin me drejtues A.C..

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar pasagjerja në mjetin me drejtues A.C.

Shtetasja Sh.M., 35-vjeçe është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel