Manastirliu poston foton e infermierit: Një nga vaksinatorët më shembullor të Shkodrës

06/06/2021 18:35

Ministrja e Shëndetësisë ka publikuar foton e Dan Rrahit, infermier prej 34-vitesh në qendrën shëndetësore të Postribës.

Manastirliu shkruan se ai është një prej vaksinatorëve shembullorë të Shkodrës, teksa thekson se procesi në këtë qytet po ecën me ritme shumë të mira.

“ Prej 35 vitesh infermier në qendrën shëndetësore të Postribës, Dan Rrahi është një prej vaksinatorëve shembullor të #Shkodrës, aty ku procesi i vaksinimit po ecën me ritme shumë të mira”, shkruan Manastirliu bashkangjitur fotos së infermierit.

Top Channel