Krimi që tronditi Korfuzin/ Viktimat nuk ishin çift! Si qiraxhiu vrau pronaren dhe një tjetër fqinj. Kreu vetëvrasje pasi…

06/06/2021 15:13

Mediet greke kanë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë në Korfuz, të Greqisë. Raportohet se dy viktimat nuk ishin çift, por një pronare greke që jepte me qira apartamentet e saj. Ajo i kishte dhënë me qira ambientet dy nga viktimat.

Të tre viktimat jetonin në një banesë dy katëshe. Në orën 11.30 të mëngjesit të ditës së sotme, 60-vjeçari nga Korfuzi, i cili ishte babai i një oficeri policie, jetonte në katin përdhes të ndërtesës. Ai pati një debat të ashpër me pronaren e ndërtesës dhe e qëlloi me armë gjahu. Me 55-vjeçarin francez, i cili jetonte në katin e parë, autori i krimit nuk kishte asnjë konflikt. Ai u përpoq të ndërhynte për të shuar konfliktin dhe për të shpëtuar gruan, por u qëllua nga autori.

Fakti që ai vrau një person që nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe nuk ishte fajtor bëri që 60-vjeçari t’i jepte fund jetës së tij. Mësohet se ai hyri në banesën e tij dhe qëlloi veten me të njëjtën armë.

Zona u rrethua nga forcat speciale të policisë me jelekë antiplumb, pasi informacioni për vrasësin ishte i paqartë dhe ishte thënë se ishte arratisur. Shtetasi francez humbi jetën në vend, ndërsa pronarja greke u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra, shkruajnë mediet fqinje. 

Sipas informacioneve të tjera, pronarja së bashku me qiramarrësin grek u përpoqën të dëbonin autorin e krimit nga banesa, sepse sipas vendasve, ai po i shkaktonte shumë probleme si fqinjit të tij viktimë ashtu edhe pronarit, me të cilin madje kishte bërë një marrëveshje verbale se nuk paguan qira, por do të kujdesej për kopshtin e kompleksit të apartamenteve.

Sapo pronari dhe qiramarrësi i saj arritën për të biseduar me autorin e krimit, filloi një grindje, ndërsa ky i fundit  hyri në shtëpi, duke marrë një armë gjahu dhe qëlloi mbi ta.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel