Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ferizaj –Shtime, në fshatin Koshare.

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 15:37 dhe ishin të përfshira dy automjete civile të udhëtarëve.

Personi i lënduar është dërguar për shërbim mjekësor në QKUK-Prishtinë, shkruan Kosova Press.

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin.

Top Channel