Kaloi me mjet të tonazhit të rëndë dhe shkatërroi urën e Darzezës, Gjykata e Fierit jep masën e sigurisë për 52-vjeçarin

06/06/2021 11:05

Gjykata e Fierit ka vendosur “arrest shtëpie” për 52-vjeçarin që shkatërroi urën në Darzëzë.

Luftar Panahori, shoferi i cili tentoi të kalonte urën e Darzezës me mjet të tonazhit të rëndë ka dalë sot para trupës gjykuese. Pesha e madhe rreth 56 ton, mbi kapacitetin e urës prej 15 ton, e shkatërroi ate duke lënë prej ditësh banorët e kësaj zone të izoluar.

Shoferi drejtonte një automjet me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep dhe nuk respektoi sinjalistikën e përcaktuar.

Top Channel