Emrat/ Tronditet Shkodra! Vëllai ekzekuton me armë zjarri motrën, e mbajti 3 ditë në shtëpi! Arrestohet autori

06/06/2021 23:18
Ilustrim

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mbrëmjen e kësaj të diele.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një person ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar si Diana Vuka, ndërsa autori Fabian Vuka. Ndërkaq, policia ka bërë te mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të krimit, Fabian Vuka, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani raporton se viktima jetonte jashtë vendit dhe kthehej here pas here per te takuar te vellain. Ky i fundit njihej si nje person i varur nga alkooli. Po ashtu, mësohet se para se të ndërmerrte aktin makabër 55-vjeçari ka mbajtur të mbyllur në shtëpi për tre ditë viktimën, Diana Vuken.

Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër. Uniformat blu bëjnë me dije se vëllai ka vrarë të motrën e tij me armë zjarri:

“Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Top Channel