E rëndë në Tiranë! Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 20-vjeçari

06/06/2021 22:28
Ilustrim

Një 20-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25, në Unazë të Re.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel