Një pikë karburanti në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë është grabitur nga dy persona gjatë natës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se grabitësit ishin të maskuar dhe të armatosur.

Policia njofton se dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e  autorëve.

Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të  rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel