Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet
Dy të rinj janë shpallur në kërkim kombëtar pasi akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë.
Policia njofton se për personat e identifikuar me inicialet R. R., 31 vjeç dhe E. M., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”..
Këta shtetas dyshohen se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror të shtetasve nga vendet e treta në bashkëpunim me shtetasin I. H, i arrestuar në muajin Dhjetor nga Policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel