Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur pasditen e kësaj të diele. Ngjarja është shënuar në Istmin të Korinthit, në Greqi.

Automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, u përplas nga një fuoristradë, që kaloi rrugën me semafor të kuq.

Siç duket edhe nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë, përplasja ishte shumë e fuqishme, por fatmirësisht nuk pati viktima.

Drejtuesi i automjetit tip fuoristradë gjithashtu mbeti i plagosur, ndërsa të dy u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel