Burnham: Mund të bashkohemi me BE/ Laburistët në presion për të përmbysur Brexit, kryeministri britanik i hap derën rikthimit në union 22/09 19:59
Në pamje të publikuara sot shihej anija transportuese gjysmë e fundosur në ujërat pranë Sri Lanka dhe mbetjet e saj që arrinin në plazhe, teksa ekspertë ndërkombëtarë kanë shkuar në vend për t’u përgatitur për rrjedhjen e mundshme të naftës në serbatorët e saj.
Anija e ngarkuar me konteinerë plastike e kimikatesh u dogj thuajse për dy javë dhe mbetjet e saj kanë nisur të pushtojnë brigjet e vendit.
Ushtarë të marinës kanë grumbulluar tashmë disa ton mbetjesh plastike të anijes, që janë shpërndarë në rreth 80-kilometra plazh.
Shumica e zonave të plazhit janë mbyllur për qytetarët dhe peshkimi në zonë është ndaluar.
Top Channel