Një 47-vjeçar nga Berati po hetohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka dëmtuar një pjesë toke në Malin e Tomorrin, duke nxjerrë prej aty pllaka guri.
Po ashtu, policia e Beratit njofton se ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Barçë.
Autori i dyshuar, 44-vjeçari me iniciale D. H. është shpallur në kërkim, ndërkohë që kryetari i fshatit Barçë, 35-vjeçari me iniciale A. R. Po hetohet për shpërdorim detyre.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin:
Gj.(B.D)., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një ambient të hapur i janë gjetur pllaka guri dekorativ, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në mënyrë të kundraligjshme në Malin e Tomorit, nga ky subjekt i cili rezulton i palicencuar.
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Digjital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
———-
Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Barçë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar shpallën në kërkim shtetasin: D. H., 44 vjeç, banues në fshatin Braçë. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dy radiomarrëse.
Gjithashtu u procedua penalisht kryetari i fshatit Barçë, shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel