Opozitari i majtë Orsi fiton presidencën në Uruguai (fotot)
25/11 18:33
Teksa Holanda heq kufizimet e Covid-19, muzeumi i mjeshtrit te famshëm Van Gogh ne Amsterdam është rihapur për vizitorët me një ekzibicion të ri të titulluar “I ardhur, për të qëndruar”, pas 171 ditë mbylljeje.
Autoritetet thanë se duke kërkuar distancën sociale prej 1.5 m qeveria po shfuqizon urdhrin e 12 marsit për mbylljen e muzeumeve, duke nisur të lejojë rreth 700 vizitorë në ditë.
Vitin e kaluar muzeumi i njohur ka pritur më shumë se 2 milionë vizitorë, ose ndryshe rreth se 6,000 në ditë, duke u renditur i dyti më i vizituar në Holandë, pas muzeumit fqinjë Rijksmuseum. Ekzibicionet e tij kanë numrin më të madh të vizotërve gjatë sezonit veror kur arrijnë deri në 9,000 në ditë.
Top Channel