Magava, miu mina-nuhatës mbyll me sukses karrierën në Kamboxhia (fotot)

05/06/2021 20:22

Pas pesë vjet nuhatjeje të minave dhe mjeteve të tjera tokësore të pashpërthyera në Kamboxhia, Magava po lë shërbimin.

Miu gjigand afrikan me xhep, ka qenë nga brejtësit më të suksesshëm të stërvitur nga grupi belg jo-fitim-prurës APOPO, për të zbuluar minat tokësore dhe paralajmërimin e njerëzve për largimin e suksesshëm të eksplozivëve.

Magava ka spastruar më shumë se 141,000 metra katrorë tokë, duke eliminuar 71 mina dhe 38 objekte të tjera të pashpërthyera, sipas APOPO.

Miu ka fituar çmimin më të lartë civil nga një grup bamirësie, që deri tani ishte fituar vetëm nga qentë.

“Megjithse brejtësi është ende në shëndet të mirë, e ka arritur tashmë moshën e lënie së shërbimit pasi duket qartë se aftësitë e tij po ngadalësohen, është tamam koha e duhur”, tha grupi APOPO.

Megjithse shumë brejtës mund të stërviten për të dalluar aromat apo për të kryer detyra të ndryshme në këmbim të shpërblimit, APOPO kishte vendosur të përdorte miun afrikan pasi prej masës së tij të vogël mund të ecte përgjatë fushave të minuara pa aktivizuar eksplozivët, dhe më shpejt sesa njerëzit. Kjo specie jeton deri në tetë vjet.

Magava është pjesë e një brezi të lindur posacerisht për këtë qëllim. Ai ka lindur në Tanzani në 2014, dhe në 2016 u vendos në Siem Reap qyteti veriperëndimor i Kambodia, ku gjenden tempujt e famshëm Angkor temples, për të nisur karrierën e nuhatjes së bombave.

APOPO punon me programe të ngjashme edhe në Angola, Zimbabve e Mozambik, për pastrimin e minave të lëna prapa nga konfliktet e luftërat.

Më shumë se 60 milionë njerëz në 59 vende vazhdojnë të kërcënohen nga minat tokësore. Në vitin 2018, minat dhe mbetje të tjera nga lufta kanë vrarë ose plagosur 6,897 njerëz, thotë organizata.

FOTO GALERI
2/5
Magava ka spastruar më shumë se 141,000 metra katrorë tokë, duke eliminuar 71 mina dhe 38 objekte të tjera të pashpërthyera

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA