Kanadaja fajëson Kishën, pas thirrjeve për hetime mbi vdekjen e fëmijëve indigjenë

05/06/2021 21:25

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje që Kanadaja dhe Kisha Katolike të hetojë çështjen e gjetjes së mbetjeve trupore të 215 fëmijëve indigjenë të Kanadasë në një shkollë të posaçme ‘asimilimi’ në rajonin e British Columbia.

Ndërkohë kryeministri i vendit i Justin Trudeao ka dënuar sot Kishën Katolike për shmangie të krimeve të së kaluarës së saj.

Një varr masiv me 215 fëmijë të popullsive indigjene të vendit, që po mësonin në shkollën famëkeqe rezidenciale Kamloops, u zbulua muajin e kaluar, e cila operonte në vitet 1890 deri në 1978 nën kujdesin e Kishës Katolike dhe qeverisë së vendit.

Ekspertët e OKB për të drejtat e njeriut, shkruanin: “Ne nxisim autoritetet të kryejnë hetime të plotë mbi rrethanat e përgjegjësitë që rrethojnë këto vdekje, duke përfshirë ekzaminimi shkencore të mbetjeve, identifikim dhe regjistrim të fëmijëve të humbur”.

Ekspertët e OKB i bënë thirrje qeverisë kanadeze të kryejnë hetime të ngjashme në të tjera shkolla për fëmijët indigjenë, të cilët detyroheshin me forcë të asimiloheshin në shoqërinë kanadeze, duke u refuzuar të drejtat dhe kulturën e tyre.

Deklarata shtonte se hetime kriminale duhet të hapen mbi pretendimet e vdekjeve të dyshimta, të torturës dhe përdhunimeve ndaj fëmijëve në këto shkolla.

Autorët dhe fshehësit e krimeve që mund të jenë ende gjallë duhet të ndiqen penalisht e të dënohen, shkruanin ekspertët e OKB, duke shtuar se ishte “e pakonceptueshme” që Kanadaja e Vatikani të lënë pa përgjigje krime të tilla barbare.

Dje kryeministri kanadez Trudeau nxiti kishën katolike të “merrte përgjegjësinë dhe të publikonte të dhënat” e shkollave rezidenciale për indigjenët në Kanada.

Ata tha se qeveria ishte e gatshme të merrte “masa më të ashpra,” për të siguruar dokumentet e kërkuara nga familjet e viktimave.

“Unë si katolik, jam shumë i zhgënjyer per qëndrimin e Kishës Katolike pasi ne ende po shikojnë rezistencë prej saj për çështjen”.

FOTO GALERI
1/6
Një varr masiv me mbetjet e 215 fëmijëve indigjenë është zbuluar pranë një shkolle rezidenciale në krahinën British Columbia

Top Channel