Ilustrim

Një 38-vjeçar është arrestuar në lagjen “15 Tetori” në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” me të cilin po udhëtonte i janë gjetur doza dhe fara kanabisi.

Atij i janë gjetur 9 doza me lëndë narkotike kannabis sativa, 1 dozë me lëndë narkotike kokainë, 351 fara kanabisi dhe 1 përforcues grushti.

Fier

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe një rast në fushën e vjedhjes. Sekuestrohen fara kanabisi, lëndë narkotike cannabis sativa,  kokainë dhe një armë e ftohtë, vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “15 Tetori”, Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” me të cilin po udhëtonte janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 dozë me lëndë narkotike kokainë, 351 fara kanabisi dhe 1 përforcues grushti. Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel