Dita Ndërkombëtare të Mjedisit/ Shoqëria Integrated Energy dhe studentët e Universitetit Polis pastrojnë zonën e Prushit

05/06/2021 14:16

Shoqëria “Integrated Energy” (IEBV) në bashkëpunim me studentët e departamentit të Mjedisit në universitetin “Polis” në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit ndërmori aksionin për pastrimin e një ndër zonave më piktoreske të kryeqytetit që është liqeni i Prushit.

Studentë pedagogë, staf teknik dhe specialistë të shoqërisë IEBV vendosën të sensibilizojnë në këtë mënyre origjinale popullatën për mbajtjen pastër të mjedisit që na rrethon.

Pedagogia Enkelejda Kuçaj shefe e Departamentit të Mjedisit në Universitetin “Polis” u shpreh mbi rëndësinë që ka ky bashkëpunim ndërmjet universitetit dhe “Integrated Energy”, pasi trajtimi i mbetjeve është po aq i rëndësishëm, sa edhe mbajtja e një ambienti të pastër.

Ndërsa administratorja e IEBV, Ariola Kodra falënderoi studentët që ju bashkuan nismës së kompanisë dhe theksoi rëndësinë e trajtimit të mbetjeve në mënyrë që të mbrohet natyra. Mbrojtja e tokës, ajrit, ujit nga ndotja është një ndër prioritetet e shoqërisë, e cila operon prej dy vjetësh në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në kryeqytet.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel