Armëmbajtje pa leje, kanabis e të dehur në timon/ 10 të arrestuar në kryeqytet

05/06/2021 16:11

10 shtetas janë arrestuar sot në Tiranë dhe po hetohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasve :
F. M., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis;

R. Sh., 26 vjeç, A. F., 19 vjeç, B. F., 21 vjeç dhe F. F., 58 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit ku u konstatuan këta shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë, një pistoletë manovër, dhe një thikë metalike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 29 vjeç pasi në firmën në administrim të tij është dëmtuar punëtori i firmës shtetasi H. S., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
E. Z., 41 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;
A. K., 45 vjeç dhe F. K., 35 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Top Channel