Një aksident me pasojë plagosjen e nënës dhe së bijës ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kallm te Fierit.

Shkak i aksidentit mund të ketë qenë parakalimi i gabuar i drejtuesit të makinës. Të plagosurat nënë e bijë janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:30, në afërsi të fshatit Kallm, shtetasi V. N., 65 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Benz“, është përplasur me motomjetin tip “Xiang”, që drejtohej nga shtetasja N. S., 19 vjeçe, banuese në Kallm.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e motomjetit dhe nëna e saj, pasagjere në motomjet, shtetasja A. S., 56 vjeçe, të cilat ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel