Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Plagoset rëndë drejtuesi i makinës dhe motoçikletës

05/06/2021 12:24

Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë pranë NSHN.

Një motoçikletë është përplasur me një makinë në rrethana ende të pasqaruara. Për pasojë kanë ngelur të lënduar rëndë drejtuesi i mjetit dhe i motoçikletës. Policia rrugore dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur pasojat e aksidentit.

Top Channel